Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka ndarë mirënjohje dhe një shumë simbolike prej 50 eurosh për 52 mësimdhënësit më të dalluar të kësaj komune për vitin shkollor 2020-2021.
Ai me këtë rast ka thënë se edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë.
“Përkrahja për mësimdhënësit nuk do të mungojë asnjëherë dhe kështu do të vazhdojmë që së bashku të shënojmë rezultate edhe më pozitive në avancimin e arsimit në komunën tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Postimi i plotë:
“Sot në këtë ditë të shënuar historike, në këtë ditë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Ditën e Mësuesit, në shenjë respekti për kontributin e tyre ndava mirënjohje dhe një shumë simbolike prej 50 euro për 52 mësimdhënësit më të dalluar të komunës sonë, për vitin shkollor 2020-2021.
Në këtë ceremoni pranova mirënjohje në emër të familjes nga shkolla fillore “Azem Bejta” në Prekaz.
Me këtë rast deklarova se edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë. Këtë e kuptuan drejtë dhe me kohë mësuesit tonë të parë në Drenicë, gjyshi im Shaban Jashari, i cili asnjëherë nuk u ndal së shërbyeri vendit në edukimin e fëmijëve dhe mishërimin e tyre me vlera patriotike e atdhedashuri.
Rrugën e gjyshit Shaban dhe mësuesve të parë në Drenicë e pasuan me shumë përgjegjësi gjenerata të tëra mësuesish të cilët nuk u ndalen as në kohë lufte duke dhënë më të mirën në edukimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për t’i shërbyer vendit e për t’i dalë zot vatanit.
Tutje para mësimdhënësve deklarova po ashtu se viti që lëmë pas ishte vit i vështirë, për të gjithë, e në veçanti për mësimdhënësit, puna e tyre e pandalshme pavarësisht rrezikut nga përhapja e pandemisë është mision fisnik dhe sakrificë për shtetin dhe shoqërinë. Andaj shpreha falënderim për këmbëngulësinë e tyre në realizimin e misionit fisnik në shërbim të shtetit e shoqërisë.
Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e shkollimit e edukimit, si kryetar i Komunës së Skenderajt prioritet të veçantë i kam dhënë përkrahjes së arsimit në komunën tonë, mësimdhënësve, trajtimit dinjitoz të tyre dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Në këtë drejtim, kemi bërë investime në shumë shkolla, duke u nisur nga infrastruktura shkollore e sportive e deri tek realizimi i pagesave të shujtave për mësimdhënësit e komunës sonë.
Përkrahja për mësimdhënësit nuk do të mungojë asnjëherë dhe kështu do të vazhdojmë që së bashku të shënojmë rezultate edhe më pozitive në avancimin e arsimit në komunën tonë.
Të dashur mësimdhënës, Urime 7 marsi- Dita e Mësuesit!
Ashtu siç ndriçoni rrugën e fëmijëve e të rinjve tonë ashtu qoftë jeta juaj çdo herë”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...