Google ADS

Pacolli: Duket rastësi, por është magjik fakti se Epopeja e UÇK-së daton në ditën e mësuesit

16:19 | 7 Mars 2021
M. A.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli  ka uruar festen e mësuesit, 7 marsin duke e lidhur me Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën e familjes Jashari që lidhet me këtë datë.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli shkruan se “Duket rastësi, por është magjik fakti se Epopeja e UÇK-së daton në ditën e mësuesit. Adem Jashari, Hamëz Jashari dhe sakrifica e familjes Jashari janë shndërruar në mesuesit suprem të Kosovës, ku është vulosë Pavarësia e Kosovës”.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Mësuesi/ja i Kosovës ka qenë gjithnjë në ballë të rezistencës për lirinë e Kosovës. Edukimi i shumë gjeneratave në frymën e rezistencës për liri është kontribut i vazhdueshëm i mijërave mësuesve të Kosovës që me ligjerimet e tyre kanë mbajtur gjallë frymën e lirisë.
Edhe Adem e Hamzë Jashari janë produkt i ligjërimeve të mësuesve të Drenicës dhe të tërë Kosovës që kanë frymëzuar në rrugën e lirisë familjen Jashari dhe shumicën e familjeve në Kosovë.
Duket rastësi, por është magjik fakti se Epopeja e UÇK-së daton në ditën e mësuesit. Adem Jashari, Hamëz Jashari dhe sakrifica e familjes Jashari janë shndërruar në mesuesit suprem të Kosovës, ku është vulosë Pavarësia e Kosovës.
Prandaj, kush luan me Pavarësinë e Kosovës, luan dhe bënë eksperimente edhe me trashëgiminë e sakrificës se Familjes Jashari!
U kujtoftë për jetë e mot sakrifica e familjes Jashari!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme