Google ADS

Në Ditën e Mësuesit protestohet para MASh-it, ministrat e arsimit vlerësohen me notë të dobët

13:40 | 7 Mars 2021
Arbresh.info

Në Ditën e Mësuesit 7 Marsin, para Ministrisë së Arsimit, është mbajtur një aksion protestues i organizuar nga OJQ “Global Shapers Prishtina”.

Në këtë aksion aktivistët e kësaj organizate në mënyrë simbolike kanë vlerësuar me notë 1 të gjithë ministrat e arsimit për gjendjen e arsimit, ndërsa u kanë dhënë notat 5 sa i përket nepotizmit.

“Rezultatet e Testit Pisa që radhitin Kosovën si ndër vendet e fundit si dhe organizatat tjera. Shkollat tona kanë mungesë të infrastrukturës, stafit, ku ka mungesë edhe të psikologëve. Po ashtu s’ka reforma. Pandemia ka dëshmuar vështirësitë në sistemin arsimor”, ka thënë aktvisiti i kësaj organizate.

Përfaqësues të kësaj organizate kërkun qe Qeveria e re ta ketë prioritet arsimin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme