Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Irak është duke vizituar pjesën veriore të vendit, e cila dikur mbahej nën kontroll të Shtetit Islamik.
ISIS pushtoi rajonin në vitin 2014 dhe shkatërroi shumë kisha historike, të cilat edhe u plaçkiten, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Të krishterët janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre që kur ISIS u mund në vitin 2017.
Papa do të kremtojë meshën e të dielës në një stadium futbolli në Irbil, ku pritet të marrin pjesë deri në 10 mijë njerëz.
Ekziston frika se për shkak të ritualit, mund të përhapet me shpejtësi edhe më të madhe koronavirusi.
Iraku ka parë një rritje të mprehtë të infeksioneve nga Covid-19 gjatë muajit të kaluar.
Udhëheqësi 84-vjeçar i Kishës Katolike dhe shoqëruesit e tij janë vaksinuar të gjithë, por Iraku mori vetëm grupin e parë të dozave javën e kaluar.
Udhëtimi katër-ditor, i cili filloi të premten, është udhëtimi i parë ndërkombëtar i Papës që nga fillimi i pandemisë dhe vizita e parë papnore në Irak./arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...