Gjermania shpreson të hapë ekonominë deri në fund të muajit maj, e cila po vazhdon që të qëndron e mbyllur për shkak të pandemisë.
Shefi i kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel, Helge Brown, tha sot se ai ishte “shumë skeptik” në lidhje me udhëtimin për Pashkë, por se ai shpresonte që situata të ndryshonte në fund të majit, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Merkel dhe guvernatorët e shteteve federale këtë javë zgjatën “bllokimin” deri në 28 Mars.
Ai shtoi se Gjermania mund të kthehet plotësisht në normalitet nëse imunizimi i popullsisë shkon sipas kursit të dëshiruar.
Gjermania është goditur më rëndë nga vala e dytë e pandemisë, ndërsa sipas kancelares gjermane Angela Merkel, vendi është duke e kaluar edhe valën e tretë të pandemisë, pasi infeksionet kanë shënuar rritje./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”