Google ADS

Ekuador: Vullkani mbulon pesë provinca me hi

23:50 | 6 Mars 2021
Trina Galanxhi

Vullkani Sangai në Ekuador nxorri një sasi të madhe të hirit, që mbuloi pesë provinca të atij vendi.

“Provincat e Chimborazo, Guayas, Bolivar, Los Rios dhe Canyar janë prekur,” tha shërbimi i urgjencës ekuadoriane në Tëitter, transmeton portali arbresh.info

Rajoni Andean i Chimborazo, me gjysmë milioni banorë, ka qenë në gjendje të verdhë të gatishmërisë për shkak të shpërthimit të vullkanit që nga qershori i vitit të kaluar.

Në shtator, hiri arriti në Guayaquil, kryeqyteti i provincës së Guayaquil, kështu që aeroporti në atë qytet u mbyll përkohësisht.

Vullkani Sangai është 5.230 metra i lartë dhe ndodhet 195 kilometra nga Quito, kryeqyteti i Ekuadorit.

Është një ndër vullkanet me aktive në Ekuador dhe konsiderohet se ka qenë aktiv që nga viti 1628./arbresh.info/

https://twitter.com/UnbelievableEv1/status/1368249999524585476

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme