Riktheni shqisën e shijes dhe nuhatjes me një metodë

23:34 | 6 Mars 2021
Trina Galanxhi

Dr. David Rosen, një otorinolaringolog nga Jefferson Health, shpjegoi se Covid-19 është një lloj unik i virusit të frymarrjes që ka një efekt të shpejtë në sistemin nervor, që do të thotë se virusi udhëton lehtë përmes hundës dhe lidhet me nervin nuhatës në majë të hundës dhe me lidhjen e aromave direkt e në tru.

“Në përgjithësi, njerëzit mund të njohin shijet, si të ëmbla, të tharta, të kripura, të hidhura, por nëse nuk i mban erë, nuk mund të thuash diçka si qershi ose rrush”, thotë Dr, dhe humbja e nugajtjes në të vërtetë, thotë ai, çon në humbjen e ndjenjës së shijes, transmeton portali arbresh.info

Dr. Rosen këshillon që të bëni trajnim të nuhatjes për një kthim më të shpejtë të shqisave të nuhatjes.

“Trajnimi i nuhatjes përdor neuroplastikësinë e trupit, e cila është aftësia e trupit për të krijuar rrugë të reja nervore”, shton ai.

Nëse e keni kaluar koronavirusin, por akoma i keni të humbura këto dy shqisa, Rosen rekomandon që të filloni ushtrime për ta kthyer aromën. Acidi alfa lipoik, suplementet e vitaminës A dhe spërkatjet e hundës steroide pa recetë mund të jenë të dobishme. Trajnimi i nuhatjes lehtë mund të bëhet në shtëpi dhe është i dobishëm për kthimin e shqisave.

Dr. Rosen rekomandon nuhatjen e gjërave lehtësisht të arritshme nëpër shtëpi dhe ngadalë përvetësimin e aromave të reja. Është mirë të filloni me aromën e kafesë, parfumit, agrumeve ose llojeve të ndryshme të vajrave thelbësore, dhe më pas të kaloni në aromat e reja. Nuk ka asnjë pasojë negative në kryerjen e këtyre testeve, dhe të dhënat kanë treguar se ato ndihmojnë pacientët të shërohen më shpejt.

Koha e rikuperimit ndryshon nga pacienti në pacient. Ndërsa disa shërohen brenda pak ditësh, ndërsa disave u duhen muaj për t’u shëruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme