Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “librezë digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”.
Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, i tha gazetës së përditshme “Die Welt” se nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër koronavirusit. Prandaj OBSH i refuzon librezat e kërkuara të vaksinimit. “Ne e kuptojmë që qeveritë përballen me realitetin politik,” theksoi mjeku belg, duke shtuar se hedhja në përdorim e këtyre librezave, që është njoftuar për verën e këtij viti, është “ndoshta e pashmangshme”. “Por ky nuk është rekomandim i OBSH-së.”
Komisioni i BE dëshiron ta paraqesë projektligjin për “librezën e gjelbër digjitale” më 17 mars. Në të do të regjistrohen vaksinimet për koronën, sëmundja COVID-19 dhe testet negative. Qëllimi është të gjehet një mënyrë e sigurt për të hequr kufizimet dhe për të udhëtuar në Evropë. Kushtet teknike për këtë librezë pritet të jenë gati brenda tre muajsh në mënyrë që njerëzit e vaksinuar kundër koronës të mund ta dëshmojnë imunizimin e tyre në të gjithë Evropën pa pasur rrezik për falsifikime.
Kluge: Pandemia merr fund pas rreth dhjetë muajsh
Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, pret që pandemia e koronës të marrë fund për rreth dhjetë muaj. Ai supozon se 2021 do të jetë një tjetër vit me COVID-19, dhe se 2020 ishte “terra Incognita”. “Një vit më vonë ne dimë shumë më tepër. Kjo është arsyeja pse unë supozoj që pandemia do të ketë marrë fund në fillim të vitit 2022”. Kjo nuk të thotë që virusi është zhdukur. “Por shpresojmë që nuk do të ketë më ndërhyrje shkatërruese.” /DW/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...