Ambasada e Italisë kujton veprën e Familjes Jashari për nder të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

20:21 | 6 Mars 2021
Arditë Shkodra

Në Kosovë po shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, në nderim të veprës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët u vranë nga forcat serbe 23 vjet më parë.

Përmes një videoje, veprën e familjes Jashari dhe rolin e tyre në lirinë e vendit e ka kujtuar edhe ambasada italiane.

“59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë fëmijë ranë për lirinë e Kosovës. Rezistenca e tyre inspiroi popullin e Kosovës për t’iu konfrontuar agresionit serb”, thuhet në video.

 

 

Të ngjashme