Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka filluar publikimin e vendimeve lidhur me apelet që i janë bërë nga subjektet politike dhe kandidatet pas shpalljes se rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ky institucion deri më tani, ka aprovuar e hedhur poshtë disa të tilla. Në tri vendimet e para shihet që pakënaqësi ka pasur edhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Tek Lëvizja Vetëvendosje, PZAP’ja ka vendosur që të rinumërohen vetëm fletëvotimet për kandidat për deputetë nga radhët e kësaj partie në një vendvotim në Gjilan, pas kërkesës së kandidates Arbëreshë Kryeziu Hyseni.
Ajo pretendon se në vendvotim në përshkrim total të votave është bërë një gabim nga ana e personit që e ka bërë përshkrimin. Kryeziu-Hyseni pretendon që votat e saj që në total janë 118 i janë përshkruar kandidatit tjetër të VV-së, Arbër Rexhaj. Asaj megjithatë i është refuzuar apeli me të cilin kërkonte rinumërim në disa vendvotime të tjera.
Sa i përket PDK-së, PZAP-ja ka kërkuar rinumërimin e fletëvotimeve për kandidatët e PDK-së në një vendvotim në Petrovë pasi kandidati Rrahman Jakupi është ankuar se i është bërë një ngatërrim në vota.
Në PZAP brenda 24 orëve, janë dorëzuar 208 ankesa. Ky institucion ka gjithsej tri ditë që të shqyrtojë e vendos për çështjet e ngritura. Nëse palët nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së, atëherë ato mund t`i drejtohen edhe Gjykatës Supreme, e cila gjithashtu ka kohë 72 orë për shqyrtimin e tyre. Me përfundimin e procesit ankimor, KQZ-ja obligohet që t`i zbatojë të gjitha vendimet e dala, e tek më pastaj të procedoj me certifikimin e rezultateve.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...