Google ADS

Ndotja e ajrit po egërson alergjitë| Si të mbrohemi sipas alergologut Dukagjin Zogaj?

16:07 | 6 Mars 2021
Arbresh.info

Ani pse është stina më e bukur, e me shumë ngjyra, duket se fillimi i pranverës nuk është edhe aq i mirëseardhur për një pjesë të njerëzve.
Shkas për ketë është alergjia ndaj “polenit”, që shkaku i ndotjes së ambientit është egërsuar dhe më tepër.
Në një intervistë për arbresh.info, alergologu Dukagjin Zogaj, shpjegon se numri i pacientëve është në rritje përderisa tregon edhe shkaqet.
“Numri i pacientëve po shkon në rritje çdo vit, pasi që ndotja e ambientit në krejt botën e ka egërsua këtë problem”.
E për të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Zogajt, janë katër faza të luftimit apo trajtimit të saj.
“I kemi katër fronte të luftës. Është edukimi i pacientit së pari. Pastaj kemi masat preventive të kujdesit. Ata që kanë alergji duhet që nga ora 12:00 deri në ora 16:00 mos të dalin jashtë. Pastaj rrobat e tyre duhet të thahen brenda jo jashtë gjatë pranverës, pastaj çdo mbrëmje pacientet duhet të bëjnë tush në mënyrë që t’i largojnë polenit të cilat ju kanë vendosur gjatë ditës në trup ose fytyrë. Dhe e katërta është edhe dhënia e disa injeksioneve”.
Sipas alergologut, Dukagjin Zogaj, problemet me alergjitë janë trashëguese, por jo nga të gjithë anëtarët e familjes.
“Simptomat e para janë sikurse një grip sezonal. Dalëngadalë kjo sëmundje shkon rrugëve të frymëmarrjes dhe në fund përfundon me astmë bronkiale”.
Ekzistojnë disa polene që dalin pak ma herët, në fillim të shkurtit. Pastaj sezoni pranveror në mars dhe sezoni më i vonshëm që janë shkurret, që është fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës.
Ndotja e ajrit në nivelet shqetësuese edhe në Kosovë. Të pakta janë vendet, kryesisht malore, që kanë ajër të pastër./V.Selimi/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme