Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, e cila organizohet në datat 5, 6 dhe 7 mars, emra të shumtë po bëjnë nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.
Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot (e shtunë), janë bërë homazhe si dhe është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të të rënëve të familjes Jashari.
Vizitë në kompleksin memorial ka realizuar edhe reperi i njohur shqiptar, Gold AG, i cili pak ditë më parë i kushtoi edhe këngë heroit Hamëz Jashari, të titulluar “Prej kur’ ka le dielli”, në bashkëpunim me Ismet Bexhetin.
Reperi me prejardhje nga Presheva, është shoqëruar nga i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë vizitës së tij në Prekaz.
Ai ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi nga vizita e sotme, ku ndër to shihet edhe të ketë bërë imazhe para varreve të të rënëve të familjes Jashari.
“I vogël e kuptova, qysh duhet me u dashtë Kosova, Prekaz, 06 mars 2021”, shkroi Gold AG në mbishkrimin e fotografive në Facebook.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, është i njohur për diskografinë e tij të mbushur me këngë me motive patriotike, të frymëzuara nga heronjtë e luftës.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...