Bota është duke u përballur me mungesë të rërës, paralajmëruan ekspertët. Në Shtetet e Bashkuara janë më pak se 1.000 miniera për nxjerrjen e rërës.
Nëse nuk e keni ditur, pas ujit, rëra është materiali i parë më i përdorur, sepse bën pjesë në prodhimin e xhamit, betonit, asfaltit dhe madje edhe të çipave me silikon, shkruan Daily Mail.
Vetëm industria e ndërtimtarisë përdor deri në 50 miliardë tonë rërë në vit dhe kërkesa për këtë material pritet të rritet, sepse botës i nevojiten dy miliardë shishka për vaksinat kundër Covid-19 në dy vitet e ardhshme.
Mungesa e rërës do të mund të ndikonte në prodhimin e shumë produkteve, duke nisur nga ndërtesat deri te telefonat e mençur. Kjo mund të ndikojë edhe në vonesa gjatë prodhimit të shishkave për vaksina.
“Ne thjesht mendojmë se rëra është gjithkund. Kurrë nuk kemi menduar se mund të mbesim pa të, por kjo po fillon në disa vende”, thotë Pascal Peduzzi, shkencëtar i klimës nga Programi për Mjedisin i Kombeve të Bashkuara.
Sasia e përdorimit të rërës në industrinë e ndërtimtarisë tani është 300 për qind më e lartë sesa 10 vjet më parë dhe për zëvendësimin e saj, lumenjve të tërë botës u nevojiten dy vjet.
Dukuria e shtimit të rërës në prodhim pritet të vazhdojë, sepse kërkesa për të po rritet shkaku i urbanizimit, rritjes së popullsisë dhe zhvillimit të infrastrukturës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...