Aviokompania American Airlines ka njoftuar se një aeroplan i saj Boeing 737 Max, që po udhëtonte në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të New Jersey – Newark Liberty, kishte alarmuar ekuipazhin kur piloti fiku njërin motor nën dyshimin se kishte probleme mekanike.
Aeroplani që po realizonte fluturimin me numër 2555 nga Miami me 95 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, ka arritur të zbret i sigurt në Newark – pa ndonjë incident.
Problemi i mundshëm ishte në indikatorin e vajit të motorit dhe sipas ekspertëve, nuk ka ndonjë lidhje me sistemin MCAS që kishte shkaktuar dy aksidente me fatalitet.
Bëhet fjalë për 737 Max gjatë vitit 2018 dhe 2019, që kishte detyruar autoritetet kompetente të tërheqin nga përdorimi këtë lloj të aeroplanit.
Arrestohen 33 persona me urdhëresa tё gjykatave gjatë muajit...
Kurti dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ambasadorja Ziv e...
Në 24 orë, policia shqipton 2460 gjoba në trafik
Aksident trafiku në Klinë të Mesme
Adeyemi me një përgjigje epike në gjuhën shqipe
I vidhet vetura një gruaje në Prishtinë