Maska e fytyrës që ju bën të dukeni 10 vite më e re

09:03 | 6 Mars 2021
Trina Galanxhi

Njerëzit që kanë probleme me lëkurën e thatë e dinë se sa e lodhshme është trajtimi i saj.

Maskën që portali arbresh.info sjell për ju duhet ta aplikoni në fytyrë 2 herë në javë dhe do të dukeni të paktën 10 vite më e re.

Ekziston një përzierje që mund ta bëni vetë, e cila do të ushqejë lëkurën e thatë dhe do t’i japë asaj të gjitha vitaminat e nevojshëm.

Përbërësi kryesor për këtë maskë është banania, e cila ka veti të shumta për lëkurën.

Për maskën ju duhen:

1 banane
gjysmë filxhani kos
2 lugë çaji mjaltë

Fillimisht e shtypni bananen, pastaj shtoni kosin dhe në fund mjaltin. Përzieni mirë për rreth 5 minuta.

Maskën duhet ta mbani në fytyrë për 15 deri në 30 minuta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme