Aktori i njohur Mel Gibson ka folur hapur për betejën e tij me koronavirus, pasi ishte infektuar gjatë vitit të kaluar.
“Ndjeheni shumë të brishtë për një kohë”, tha Gibson, 65 vjeç në një intervistë, transmeton portal arbresh.info
“Megjithatë, e kalova pa pasur nevojë për oksigjen shtesë”, tha ai.
Aktori i cili u trajtua për koronavirusi gjatë prillit të vitit të kaluar në një spital në Los Angeles, e përshkroi koronavirusin si “gjëja më e çuditshme”.
“Nuk është aspak natyrale, nuk është si asnjë sëmundje që kam pasur më parë”, tha ai.
Megjithatë, ylli i filmit Braveheart tha se ai tani është mirë dhe me shaka tha se ‘tani mund të shkoj në banjo pa ndihmën e askujt’.
Lajmi për shtrimin në spital të Gibson për shkak të koronavirusit, u raportua për herë të parë në korrik nga gazeta Australiane e lajmeve The Daily Telegraph./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...