Google ADS

Gërshetat austriake: Receta ndryshe për një mëngjes plot shije

01:09 | 6 Mars 2021
Trina Galanxhi

Një mëngjes ndryshe do të sjell një harmoni në familje.

Portal arbresh.info sjell recetën e gërshetave austriake, e cila është e shijshme për t’u shoqëruar me kafe.

Përbërësit:

500gr miell

380 ml qumësht të vakët

30g maja

60gr sheqer

1 paketë sheqer vanilje

60gr gjalpë

2 lugë gjelle rum

1 lëvore limoni e grirë imët

1 grusht rrush të thatë

Sheqer pluhur për spërkatje

Përgatitja:

Së pari vendoseni majan në një enë, shtoni 1/3 qumësht, një lugë çaji sheqer dhe 4 lugë miell. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta në temperaturë të ngrohtë.

Në një enë përzieni pjesën tjetër të qumështit me gjalpë, sheqer vanilje, 2 të verdha të vezëve, lëvoren e limonit dhe pak kripë.

Në anën tjetër, përzieni rrushin e thatë me rum dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta.

Bashkoni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë. Shtoni edhe rrushin e thatë dhe lëreni të qëndrojë edhe për 20 minuta.

Ndani brumin në 4 pjesë, më pas formoni me duar shirita të gjatë 40 cm nga secila pjesë. Nga të katër shiritat formoni gërshetat. Vendoseni në një fletë pjekjeje të lyer me yndyrë (ose të veshur me letër pjekjeje), mbulojeni përsëri me një leckë dhe lëreni të rritet për 20 minutat e ardhshme.

Fërkoni të verdhat e vezëve të mbetura dhe lyejeni pjesën e sipërme me të, spërkateni me sheqer pluhur dhe piqeni në 180 gradë për rreth një orë, për të marrë një kore të artë. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme