“Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me opozitën për t’i çuar proceset përpara”.
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se nuk janë votuar të gjitha votat nga mërgata.
“Numri ka devijuar përafërsisht sepse kam menduar se do ta arrijmë numrin 60 – ka pasur faktor të ndryshëm që kanë ndikuar në rezultatin final – sidomos mërgata”.
“Sikur të ishin kalkuluar të gjitha votat e mërgatës, sigurisht se do të kishim më shumë se 61 deputetë në Kuvend. Nuk jemi të kënaqur sepse nuk janë numëruar të gjitha votat e mërgatës”.
“Nëse do të merrej parasysh ligji për zgjedhje, i cili ia mundëson mërgatës votimin, rezultatet do të kishin me qenë shumë më ndryshe, por kjo nuk është mundësuar dhe kështu një numër i madh i votave të tyre nuk janë numëruar”.
Basha ka shtuar se si Qeveri e ardhshme do të jenë të gatshëm që të bashkëpunojnë me opozitën.
“Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me opozitën për t’i çuar proceset përpara. Kjo nuk do të thotë ta përjashtojmë opozitën edhe pse i kemi numrat. Ato politika që bëhen në qeveri janë të rëndësishme sepse janë për të gjithë ne”.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...