Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku është përplasur me kamion një person që po udhëtonte me biçikletë.
F.T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit F. T., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./TCH
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...
Dita e Pavarësisë, Ceremonia solemne në sheshin e Flamurit n...
Dita e Pavarësisë, BE: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër fam...
Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Shqipëria si shtet pas tërë këty...