Filipçe: Javën e ardhshme do të vendoset nëse do të ketë ashpërsim të masave

23:21 | 5 Mars 2021
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se Komisioni për sëmundje ngjitëse është duke e ndjekur lakoren e rasteve të reja pozitive në Covid-19.

Në këtë drejtim, ai ka bërë të ditur se po bëhen analiza dhe gjatë javës së ardhshme do të vendoset për ashpërsimin e masave anti-Covid.

“Ditëve paraprake kemi pasur komunikim intensiv me anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe ajo çfarë bëjmë ne tani, është se i ndjekim numrat, se nëse trendi i rritjes së numrave do të vazhdojë? A do të jetë pasqyra e njëjtë sikurse gjatë muajit nëntor? Tani për tani nuk është. Por, në fillim të javës së ardhshme do të vendosim se a janë të nevojshme masa shtesë restriktive apo jo”, tha Filipçe për TV Sitel.

Ka folur edhe për vaksinat kineze, nuk ka dhënë datë konkrete, por deklaroi se tërë sasia e porositur do të arrijë përnjëherë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme