Se diçka seriozisht ndodh me nyjat, pacienti ndien sipas fërkimit të tyre dhe ndjenjës sikur digjen, mirëpo edhe në bazë të ënjtjes së duarve dhe këmbëve
Artriti reumatik shfaqet për shkak të mungesës së pjesshme apo të plotë të proteinës specifike PTP1B të limfociteve të grupit B.
Nëse këto proteina përgjithësisht nuk janë të pranishme në vëllim të zakonshëm, ndodh reaksion i vrazhdë i sistemit autoimunitar, në të cilin organizmi fillon të sulmojë indin e shëndetshëm lidhor, theksojnë shkencëtarët e Institutit për autoimunologji dhe epigjenetikë në Fribourg, Zvicër, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq sëmundja shfaqet edhe për shkak të shkatërrimit të indit lidhor si pasojë e reagimit të sistemit të imunitetit të të sëmurit.
Pra, qelizat fillojnë të dërgojnë sinjale të cilat paralajmërojnë sëmundjen.
Se diçka ndodh seriozisht me nyjat, pacienti identifikon sipas fërkimit të tyre dhe ndjenjës sikur digjen, por edhe sipas ënjtjes së duarve dhe këmbëve, thonë ekspertët e këtij instituti gjerman.
Dhimbja, ngurtësimi dhe ënjtja në zonat e nyjeve të prekura janë simptomat dhe shenjat kryesore të sëmundjes.
Karakteristikë e artritit reumatoid është prania e ngurtësisë në mëngjes e cila zgjat më shumë se gjysmë ore. Zakonisht shfaqen dhimbje simetrike, ënjtje tek kyçet dhe nyjet e vogla të duarve.
Në rastin e kësaj sëmundje mund të preken edhe nyje të tjera, siç janë bërrylat, supet, gjunjët, kyçet e këmbëve, ijet dhe nyjet e sipërme. Në pjesën e shtyllës kurrizore janë të prekura vetëm dy rruazat e para.
Simptomat ndryshojnë tek pacientët, në varësi të rrjedhës së sëmundjes dhe, natyrisht, nëse trajtohet. Lodhja e pacientit gjithashtu vjen nga prania e sindromës anemike./telegrafi
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...