Google ADS

Për herë të parë shënohet “Java ndërkombëtare e Arsimit” në Kosovë

11:13 | 14 Nëntor 2015
Arbresh.info

Java Ndërkombëtare e Arsimit për herë të parë do të mbahet edhe në Kosovë. Kjo falë Qendrës Amerikane për Këshillime, e cila ka organizuar një event disa ditorë për nderë të kësaj dite.

Kështu duke filluar nga 16 nëntori e deri më 20 nëntor, do të ketë prezantime për studime në Amerikë dhe prezantime të vet studentëve kosovar dhe atyre amerikan të cilët studiojnë në atje.

Sipas drejtorit të Qendrës Amerikane për Këshillime, Erëblin Kadriu, organizimi i këtij eventi po bëhet për dy qëllime, për të nderuar Javën e Arsimit dhe për ta promovuar sistemin amerikan te studentët dhe nxënësit e Kosovës.

 

“Qëllimet kryesore janë dy. Së pari të vazhdojmë ta promovojmë sistemin amerikanë tek studentët dhe nxënësit nga Kosova, si dhe mundësit e bursave që ata mund të marrin për studime, që është misioni i vet qendrës amerikan për këshillimi. Ndërsa, në anën tjetër specifike për këtë javë është ta nderojmë apo ta festojmë Javën Ndërkombëtare të Arsimit me këto aktivitete simbolike nëpër tërë Kosovën, për t’i dhënë nxënësve dhe studentëve nga Kosova për mundësitë të cilat ekzistojnë për vijimin në Amerikë”, tha Kadriu.

Kështu, të hënën, të martën dhe të mërkurën do të ketë prezantim për studimet në Amerikë, të cilat do të mbahen në këndet amerikane në Prizren dhe në Prishtinë.

Kadriu tha se eventi kryesorë do të jetë ditën e enjte, ku do të jenë prezent studentët të cilët kanë studiuar në Amerikë për të prezantuar përvojat e tyre gjatë studimeve atje.

 

“Të enjten është eventi kryesorë, “Panairi i të diplomuarve” nga Universitetet Amerikane, ky event mbahet nga ora 14 e 30 deri në 16:00, në Pallatin e Rinisë te salla e kuqe, ku afër 40 student amerikan dhe kosovar që kanë studiuar në Amerikë do të jenë prezent për t’i prezantuar përvojat e tyre të studimit, programet që Universitet e kanë, mundësit e studimit për nxënësit dhe studentët e Kosovës bursat e ndryshme. Java përfundon me 20 nëntor në orën 16:00, ku kemi një prezantim virtual nga Ajova prej Amerikës që do të fletë për binjakëzimin e Ajoves dhe Kosovës, si dhe mundësit për studime në Ajova dhe bursa. Ky prezantim do të mbahet në American Advising Center në Prishtinë”, shtoi Kadriu.

 

“Të gjitha këto vente janë falas, janë për nxënësit dhe studentët, ka mundësi për ata që janë të interesuara për shkolla të mesme, për programe të këmbimeve, fakultete qofshin ato bachelor, master ,doktoraturë pse jo edhe post-doktoraturë. Do të thotë kjo është e hapur për të gjithë dhe shpresojmë që shumica prej njerëzve do të na ndjekin nëpër këto vende të ndryshme, varësisht prej mundësive që ata kanë”, tha ai.

Në prill të vitit të ardhshëm pritet të mbahet edhe një event i ngjashëm, por atëherë do të vijnë përfaqësues zyrtarë të Universiteteve Amerikane për të mbajtur këso lloje ligjërata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme