Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancë solemne në shënim të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, dhe rënies së familjes Jashari dhe të tjerëve me 5, 6, 7 mars.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duke qenë të bashkuar duhet mbrojmë luftën për liri.
Postimi i plotë i tij:
Sot mbajtëm seancën solemne të Kuvendit Komunal në nderim të veprës heroike të familjes Jashari si dhe gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për Liri.
5,6 dhe 7 marsi u bë një kthesë e rëndësishme e historisë së shtetit tonë si dhe bazament i ndërtimit të shtetit që sot e gëzojmë.
Sot, duke qenë të bashkuar e të unifikuar duhet të mbrojmë luftën tonë të shenjtë, duke mos lejuar që të vihet në pikëpyetje historia jonë e lavdishme dhe imazhi jonë në botë si popull liridashës dhe demokratik.
Lavdi gjithë të rënëve në altarinë e lirisë!
Lavdi dëshmorëve të kombit!/arbresh.info/
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...