Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka vendosur që të mos respektojë asnjë masë e cila lidhet me kufizimin e orarit, nëse do të merret nga institucionet.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, tha se nuk do ti respektojnë asnjë masë që lidhet me kufizimin e orarit.
Ai paralajmëroi edhe protesta të ashpra në rast që shtrëngohen masat.
“Nuk do ta respektojmë asnjë masë që lidhet me kufizimin e orarit. Prandaj ne kërkojmë që mos të ketë ndryshim apo kufizim të orarit, veçanërisht sallat e dasmave te lirohen dhe të punojnë normal duke respektuar rregullat. Reagimet do ti kemi të ashpra duke filluar nga protesta dhe padegjushmëri totale. kësaj here nuk do të lëshojmë pe”, tha ai.
Skender Thaqi nënkryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës tha se qeveria i ka fyer me pakon për rimëkëmbjen ekonomike sepse ajo duhet të quhet si pako sociale.
“Për fat të keq qeveria na ka fy vet fakti me keto mjete të rimëkëmbjes që po quhen, sepse kjo duhet të quhet si pako sociale. Këto statistika që po shfaqën nuk janë reale për mua mbi 80% te paktën e kanë kryer pandeminë. Qeveria të bëjë punën e vet për vaksina dhe neve mos të na pengojë në punë si biznese”, deklaroi ai./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...