Polici plagos një person, Policia tregon gjendjen

11:31 | 5 Mars 2021
V. S.

Një zyrtar policor ka plagosur dje dy qytetarë në Dragash, pas një mosmarrëveshje që ndodhi mes tyre.

Nga kjo përleshje janë arrestuar tre persona.

“Dragash, 04.03.2021 – 16:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar njëri prej tyre zyrtar policor pasi që pas një përleshje fizike,  zyrtari policor ka përdorur armën me ç’rast i ka plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, të lënduarit kanë pranuar dhe janë në trajtim në spital e Prizrenit dhe jashtë rreziku për jetë. Në lidhje është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit ndalen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme