Google ADS

Partitë joserbe ankohen në PZAP, shkak dyshimet se Lista Serbe manipuloi me vota

10:59 | 5 Mars 2021
V. S.

Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhore dhe dyshimet për keqpërdorimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur “Romani Iniciativa”.

Ankesë në PZAP ka dorëzuar edhe ish-deputetja boshnjake Duda Balje, kryetare e Unionit Socialdemokrat (SDU).

Ajo tha se presin që drejtësia do të vihet në vend, duke paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën Supreme.

“Na tash kemi dorëzuar në PZAP, për gjëra që kemi të drejtë, në emër të komunitet boshnjak dhe komunitetet tera, jemi duke pritur rezultatet dhe jemi të sigurt që drejtësia do të shkojë në vend. Ne do shkojmë deri në Gjykatën Supreme, kur kërkojmë anulimin e votave serbe që kanë votuar për partinë boshnjake”, tha ajo.

Veton Berisha, ka thënë se kanë fakte të mëdha që votat janë manipuluar nga Lista Serbe.

“Sot jemi duke kryer obligimin tonë ligjor, kemi dorëzuar ankesën e pesë partive, unë në krye të partisë liberale, jemi duke ushtruar të drejtën tonë ligjore, dhe jemi duke ankimu iniciativën rome që pretendojmë që ka marrë vota nga ne”.

“Dy të zgjedhurit nga lista  janë të zgjedhur nga komuniteti serb dhe me këtë rast kemi fakte të dorëzuara në PZAP, dhe jemi të bindur që do parandalohet një e keqe më e madhe e Kosovës”.

Ish-deputeti Fitim Draka, tha se komunitetet joserbe janë të dëmtuara nga ky proces zgjedhor nga manipulimi i votave.

“Ne sot ushtruam obligimin tonë dhe të drejtën tonë kushtetuese që të ankohemi, sepse kemi konstatuar të gjitha subjektet politike që jemi të dëmtuar në këtë proces sepse është shkelur vota e qytetarit. Besojmë që kjo kërkesë e jona nuk do has në vesh të shurdhër dhe drejtësia do bie në vend”, tha ai.

Osman Dzudzevic  nga  NASA Iniciativa, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve e pamundëson përfaqësimin efektiv  të komuniteteve në parlament.

“Rezultati i zgjedhjeve e pamundëson përfaqësimin efektiv të komuniteteve në parlament. Ne po presim konstatimet e PZAP-së dhe do t’i referohemi instrumenteve tjera ligjore për të kontestuar edhe zgjedhjet, por edhe se Kushtetuta është shkelur…ne po supozojnë se janë shkelur prej dy subjekteve politike janë supozime konstatimin e fundit e presim organet dhe institucionet e vendit…Ne kemi bërë ankesë ndaj subjekt UZAH, dhe KV koalicioni Vakaf”, tha ai./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme