Google ADS

Chelsea mposht Liverpoolin

09:15 | 5 Mars 2021
Arbresh.info

Liverpooli dhe Chelsea janë ndeshur në Anfield në kuadër të xhiros së 29-të të Premierligës.

Në pjesën e parë, “The Blues” kishin iniciativën dhe ishin më kërkues në pjesën e parë.

Timo Werner pati hapësira dhe disa raste për të shënuar, gjermani shënoi në min (23′), por më pas sistemi VAR e anuloi golin, të cilin e cilësoi si pozitë jashtë loje.

Liverpool pati një rast me Sadio Mane, por senegalezi nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë.Por, ishte Mason Mount i cili shënoi gol në min (43′), pas një depërtimi nga ana e majtë, ku shënoi një gol fantastik.Pjesa e parë përfundoi me rezultatin, Liverpool 0-1 Chelsea.Kante pati një prekje të dyshimtë me dorë në zonën e 16 metërshit, por nuk u akordua penalti për Liverpoolit.

Në pjesën e dytë, Livepooli morri iniciativën dhe Chelsea kërkonte të dënonte “The Reds” me anë të kundërsulmeve.Tani, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt me 47 pikë, ndërsa Liverpool qëndron në pozitën e shtatë me 43 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme