Google ADS

Prokurori Shteti, konferencë për media pas arrestimit të tetë zyrtarëve policorë

11:43 | 5 Mars 2021
S D

Prokurori i Shteti do të mbaj konferencë për media pas arrestimit të tetë zyrtarëve policorë gjatë ditës së sotme, shkruan Arbresh.info.

Ndryshe, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e IPK-në kanë vënë nën pranga 8 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se të njëjtit dyshohen për disa vepra penale.

Komunikata e plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar sot.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Konferenca do të mbahet nga ora 14:00, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

 

Kliko këtu;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme