Qepët e njoma janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale dhe janë të shkëlqyeshme në mbrojtjen e shëndetit.
Qepët e reja dihet se kanë veti antibakteriale dhe mbrojnë nga inflamacioni, si dhe ndihmojnë në ftohjet, dhe është gjithashtu e shkëlqyeshme për përmirësimin e tretjes, transmeton portali arbresh.info
Kini parasysh që pjesa e gjelbër e qepës së re nuk duhet të hidhet asnjëherë, sepse përmban përbërës të shkëlqyeshëm për shëndetin tonë.
Këtu janë pesë arsyet kryesore pse qepët e njoma janë të mira për t’u ngrënë çdo ditë.
Mbron zemrën
Qepët e njoma janë plot me antioksidantë që mbrojnë qelizat në trup nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Përveç kësaj, qepët e njoma mbajnë presionin e gjakut brenda kufijve normalë dhe zvogëlojnë rrezikun e mpiksjes.
Janë të mira për shikim
Qepët e njoma mbrojnë nga inflamacioni dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të retinës. Ato përmbajnë vitaminë A, e cila është e rëndësishme për prodhimin e proteinave në sy, e cila është përgjegjëse për shikimin e mirë. Njerëzit që kanë mungesë të kësaj vitamine mund të vuajnë nga verbëria gjatë natës dhe çrregullime të tjera. Një qepë përmban rreth 3 përqind të kërkesës ditore për vitaminë A, trasnmeton portal arbresh.info
Forcon kockat
Vitamina C dhe K, me të cilat qepët e njoma janë të pasura, janë të mira për mbrojtjen e kockave. Vetëm një qepë përmban rreth 20 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës K dhe rreth 2 përqind të vitaminës C. Të dyja janë të rëndësishme për dendësinë dhe forcën e kockave. Mungesa e këtyre vitaminave rrit mundësinë e zhvillimit të osteoporozës dhe frakturave.
Ul kolesterolin
Pjesa e gjelbër e qepës së re ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak, dhe gjithashtu ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Lëkurë më të bukur
Qepët e njoma ndihmojnë trupin të prodhojë i cili është i rëndësishëm për një lëkurë të bukur, të shëndetshme dhe të tendosur. Kolagjeni është përgjegjës për ngadalësimin e formimit të rrudhave në fytyrë./arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I