Google ADS

Osmani pasi doli më e votuara: Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e thellë të mirënjohjes për besimin tuaj

20:40 | 4 Mars 2021
L G

Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.

Ajo sot ka falënderuar gjithë ata që i besuan votën asaj, duke e quajtur këtë si fitore historike, shkruan arbresh.info.

“Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë me besim. Sado e vështirë e me pengesa që ishte kjo rrugë, ju kurrë nuk na latë vetëm. Ishit e mbeteni fuqia jonë më e madhe, ata që na dhatë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziazëm e shtytje përpara në kohë të mira”, ka shkruar Osmani.

Ajo, po ashtu tha se besimi i madh i qytetarëve ndaj saj është një përgjegjësi e madhe, duke shtuar se do të punojë që ta kthejë këtë besim në interes e zhvillim të vendit.

“Nuk ka asgjë̈ më të shenjtë e asnjë̈ përgjegjësi më të rëndësishme se sa ky besim i marrë nga secili prej jush, prandaj do të punojmë̈ që ta kthejmë̈ atë në interes e zhvillim të vendit duke i përfaqësuar të gjithë̈ qytetarët tanë̈ pa dallim. Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim”, ka shkruar Osmani. /arbrsh.info/

Postimi i plotë:

Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë me besim. Sado e vështirë e me pengesa që ishte kjo rrugë, ju kurrë nuk na latë vetëm. Ishit e mbeteni fuqia jonë më e madhe, ata që na dhatë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziazëm e shtytje përpara në kohë të mira. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e thellë të mirënjohjes për besimin tuaj, prandaj FALEMINDERIT pafundësisht të gjithë 438 mijë e 334 votuesve të listës sonë të referendumit. Zëri juaj kumboi fuqishëm si kurrë më parë.
Nuk ka asgjë̈ më të shenjtë e asnjë̈ përgjegjësi më të rëndësishme se sa ky besim i marrë nga secili prej jush, prandaj do të punojmë̈ që ta kthejmë̈ atë në interes e zhvillim të vendit duke i përfaqësuar të gjithë̈ qytetarët tanë̈ pa dallim. Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim.
Kjo fitore historike, prandaj, më së shumti e mbi të gjitha i takon qytetarëve të Republikës sonë̈.

Të ngjashme