Polici plagos dy qyetarë në Dragash

18:43 | 4 Mars 2021
L G

Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00”, tha ai, shkruan arbrsh.info.

Sipas tij, polici është suspenduar menjëherë dhe me rastin po merret IPK.

“Zyrtari policor është suspenduar menjëherë, ndërsa me rastin tani do merret Inspektorati Policor dhe prokuroria”, tha Osmanollaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme