Përurohet Obelisku i cili paraqet historinë e lavdishme të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

17:41 | 4 Mars 2021
Arditë Shkodra

Sot është përuruar Obelisku që paraqet historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK)dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook, transmeton arbresh.info

Në këtë ceremoni përurimi ka marrë pjese edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, gjeneral, oficer dhe nënoficer të FSK-së.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Përurohet Obelisku i ushtrisë dhe sakrifica e brezave në ndërtimin e FSK-së
Në Kazermën ,,Adem Jashari “ në Prishtinë është bërë përurimi i obeliskut që paraqet historinë e lavdishme atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK), Trupat e Mbrojtjes së Kosovës ( TMK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në këtë obelisk bashkohen breza me karakter, ideal dhe disiplinë që do të frymëzojnë gjeneratat e reja për paqe dhe siguri.
Në ceremoninë e përurimit mori pjesë Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneral, oficer dhe nënoficer të FSK-së .
Ndërtimi i këtij obelisku u realizua si donacion nga z. Fadil Dervisholli dhe kompania ,,Dervisholli”.

Përurohet Obelisku i ushtrisë dhe sakrifica e brezave në ndërtimin e FSK-së

Në Kazermën ,,Adem Jashari “ në Prishtinë…

Posted by Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së on Thursday, March 4, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme