Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.
Diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët si dhe shprehja e gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellët në trajtimin e sfidave dhe përpjekjeve drejt fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë ishin në fokus të takimit ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Shefit të EULEX-it, shkruan arbresh.info.
“Më këtë rast, Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Shefin e EULEX-it, me punën, të arriturat, sfidat dhe objektivat e institucionit të Prokurorit të Shtetit.
Ndërsa, Shefi i EULEX-it, Ëigemark, duke e vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, tha se institucioni që ai drejton brenda mandatit të vet do të vazhdojë mbështetjen për prokurorinë në promovimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Kryeprokurori Lumezi dhe Shefi i Misionit të EULEX-it, Ëigemark, po ashtu diskutuan edhe se si pandemia COVID-19 ka ndikuar në sundimin e ligjit dhe ecurinë e punëve të gjyqësorit në Kosovë, në veçanti në sistemin prokurorial.
Po ashtu, shkëmbyen mendimet se si të trajtohen vonesat në arritjen e vendimeve përfundimtare në rastet individuale.
Në fund, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar lartë rolin e misionit të EULEX-it në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të sistemit prokurorial./arbresh.info/
Hovenieri e quan Gjeneralin Clark simbol të mbështetjes amer...
Austria merr fitore të rëndësishme ndaj Kazakistanit në Ligë...
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Klinë
Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi dir...
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e...
Lushaku -Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët ...