Gjithsej 787 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me coronavirus mjekohen në repartet infektive në vend dhe ka rreth 450 shtretër të lirë spitalor në kovid-qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 39 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 323 pacientë të dyshimtë dhe me koronavirus mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.
Në kovid-qendrat në spitalet e qyteteve tjera në 24 orët e fundit është regjistruar se mjekohen gjithsej 464 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 24 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 39 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë janë 13 pacientë, në Veles mjekohen 26 të sëmurë, në Kumanovë 77 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë hospitalizuar 56 pacientë, në Prilep 78, në kovid-qendrën në Gostivar 14, ndërsa në Strugë 18 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 32 pacientë, në Koçan shtatë, në Kërçovë gjashtë, Kavadar 52, në Gjevgjeli nëntë persona, ndërsa në Dibër 13 raste pozitive dhe të dyshimtë me Covid-19.
Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar ku do të lirohen shtretër plotësues. Të gjitha repartet në klinikat spitalore disponojnë me vende spitalore te të cilat ka mbështetje të oksigjenit. Ministria ka kontroll në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet plotësisht do të zgjerohen, qëndron në kumtesë.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...