Kryeministri Zoran Zaev, sot sërish ka folur për çështjen e vaksinave nga prodhuesi “Pfizer”.
Pas vizitës së tij në Shtip, Zaev tha se tashmë është arritur marrëveshje dhe pret që deri në fund të marsit të arrijnë 21 mijë dozat e para të vaksinës “Pfizer”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Мarrëveshja me Pfizer është arritur. Në tre mujorin e parë, diku në fund të marsit do të marrim 21 mijë dozat e para të vaksinës, në tre mujorin e dytë do të sigurojmë edhe më shumë sasi, dhe në tre mujorin e tretë do të sigurohen edhe më shumë vaksina”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.
Ai tha se duhet të vaksinohen të gjithë, si dhe bëri thirrje të ndiqen udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ekspertëve të fushës./Telegrafi/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...