Aktorja shqiptare, Arjola Demiri së fundi ka rrëfyer histori personale që nuk i ka zbuluar më parë.
E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” ka rrëfyer një histori të vështirë që ka kaluar në jetë.
Arjola Demiri gjatë emisionit flet për një periudhë që ka të bëjë me divorcin dhe marrjen e kujdestarisë së fëmijëve, konkretisht të vajzës së saj të madhe, Helgës.
Vajzën e saj të madhe, Gjykata ia kishte lënë babait ndërsa dy fëmijët tjerë aktores. Ajo rrëfen momente prekëse derisa tregon se e ka parë edhe në ëndërr vajzën kur ishte larg saj.
“Kur nisa karrierën time në Kosovë, duke qenë se pashë se kisha rënduar për disa vite familjen time, vendos që fëmijët t’i lë tek i ati. I lashë për një periudhë rreth 18 muaj, derisa ata kërkojnë që unë të kthehem se donin praninë time afër tyre. Kur kthehem, pranë meje vijnë vetëm Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte. Duke qenë se isha në një proces gjyqësor, çka kjo duhet të bëhet shembull për të gjitha nënat që divorcohen dhe gjenden në pikën zero, ndonjëherë ndarja e fëmijëve është e padrejtë. Ka qenë një vit i gjatë, i dhimbshëm, sepse nuk gjeja dot forcë që të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim”.
“E kam kërkuar dy herë te shkolla dhe më refuzoi dhe kishte ardhur momenti që Gjykata do vendoste që Alesia dhe Rubini do qëndronin me mua, ndërsa Helga do rrinte me të atin dhe familjen e tij. Arriti një moment kur nuk po duroja dot më. Për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin tim më të madh në karrierë, Helga mungonte. Duke ndierë një dhimbje të madhe, për mungesën e Helgës në jetën time, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm që të ngrihesha dhe fuqizohesha për hirin e tyre, kisha një muaj të vështirë se më dilte natë për natë në ëndërr dhe po mendoja që diçka ka. Kam bërë një veprim që ndoshta të gjitha nënat mund ta bëjnë. Kam shkuar dhe kam ‘rrëmbyer’ fëmijën tim… e kam pritur, jam zgjuar një mëngjes pa frymë. Mendoja se ajo ishte në një sallë reanimacioni dhe ajo nuk po merrte dhe as po jepte dhe ishte kjo ëndrra që ndoshta më shkundi dhe më dha forcën e duhur për të shkuar e për ta pritur që të kthehej nga shkolla. Është vendimi më i mirë që kam bërë për ta marrë atë pranë vetes”, ka thënë aktorja.
Ndryshe, Arjola Demiri ka qenë e martuar dhe është divorcuar sepse sipas deklaratave të saj ish-bashkëshorti e ka tradhtuar, theksojmë se nga martesë Arjola Demiri ka tre fëmijë Helgën, Rubinin dhe Alesian.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje