LSDM pas rivotimit të Qeverisë: Shumica është stabile

10:40 | 4 Mars 2021
A. B.

Shumica në Kuvend është stabile, Qeveria ka mbështetje të fuqishme, thonë sot nga LSDM, pasi dje 62 deputetë votuan për besimin e Qeverisë.

“Mickoski shënon humbje, u ranë gënjeshtrat, shumica është stabile. Pas debaklit që i ndodhi me drejtësinë, humbje e re për Hristijan Mickoskin për vetëm një javë”.

“Vetëm OBRM-PDUKM-ja e humbësit Hristijan Mickoski u tregua jostabile. Dy humbje me dy mesazhe të qarta për Mickoskin: kush e mbron krimin do të dënohet nga drejtësia, kush gënjen popullin, do të dënohet nga qytetarët”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, dje deputetët e OBRM-PDUKM-së e lëshuan sallën e Kuvendit, pasi Zaevi njoftoi se do të kërkojë votëbesim për Qeverinë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme