Google ADS

Rekord viktimash nga COVID-19 në Brazil, 1840 të vdekur në 24 orë

10:01 | 4 Mars 2021
V. S.

Vazhdon të sjellë viktima të mëdha epidemia e Covid-19 në Brazil.

Në 24 orët e fundit 1840 persona e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm dhe janë infektuar 74.376 njerëz.

Bëhet fjalë për shifrën më të lartë të viktimave në një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Bilanci i të vdekurve shkon të 259.402 gjithsej teksa janë infektuar 10.722.221 persona.

Prej gati 42 ditësh radhazi, mesatarja e viktimave ditore në Brazil mbetet në kuotat një mijë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme