Drejtori ekzekutiv i Institutit kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave kosovare (KIPRED), Lulzim Peci ka deklaruar se luhatja për vendosjen e ambasadës në Jerusalem dëmtojnë marrëdhëniet e reja të krijuara mes Kosovës e Izraelit.
Tutje shkruan në Facebook se me këto sjellje Kosova po tregon se është jo partnere e besueshme dhe që nuk e meriton atë që ka bërë SHBA për të, raporton arbresh.info
Ky është postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Senati i SHBA-ve, me 5 shkurt 2021, me pothuajse vote unanime 97 pro dhe 3 kunder (Bernie Sanders, Elisabeth Ëarren dhe Tom Carper) vendosi qe Ambasada e saj ne Izrael te mbetet ne Jerusalem.
Ky vendim me perkrahje te jashtezakonshme bipartizane i Senatit te SHBA-ve duhet te lexohet mire dhe me seriozitet. Mesazhet tona duhet te jene pa ekuivoke per sa i perket vend-ndodhjes se Ambasades se Kosoves ne Izrael, pasi ato nuk kane te bejne vetem me marredheniet ne mes Kosoves dhe Izraelit, por mbi te gjitha edhe me marredheniet ne mes Kosoves dhe SHBA-ve.
Ne te kunderten, Kosova tregon qe eshte vetem nje “unreliable partner – partner jo i besueshem” qe nuk meriton ate se cfare SHBA ka bere dhe eshte duke be per te. Sa per marredheniet me Izraelin, tanime demi eshte evident, pasi nga entuziazmi eshte levizur ne dyshim.
Kurre nuk ma kishte marrur mendja se do te duhej ta shkruaja kete post./arbresh.info/
Senati i SHBA-ve, me 5 shkurt 2021, me pothuajse vote unanime 97 pro dhe 3 kunder (Bernie Sanders, Elisabeth Warren dhe…
Posted by Lulzim Peci on Wednesday, March 3, 2021
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...