Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotëme, me propozim të Ministrit Naser Nuredini miratoi Ligjin për Shpalljen e Malit Sharr në kategorinë e II-të-Parkë Kombëtar!
Procesi i zhvilluar deri më tani për aritjen e qëllimit ka kaluar në shumë faza të diskutimit dhe debateve publike për një periudhë të gjatë!
Në vitin 2017 resori përkatës në bazë të projektit: Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura në mënyrë efektive dhe mirëmbajtjen e biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës” (STAR 5) dhe në bashkëpunim me ekspertët e Universitetit të Tetovës më 13.12.2019 paraqitën në MMPH studimin e kompletuar, ku si rrjedhojë të njejtit paraqitën edhe Nismën për inkuadrimin e Malit Sharr në kuadër të Sistemit të Zonave të Mbrojtura, respektivisht shpalljen e tij si PARK KOMBËTAR.
Ndonëse lidhur me këtë iniciativë, korniza juridike parashikon që kjo nisëm (për shpallje të Malit Sharr si PARK KOMBËTAR) të kalon nëpër filtra juridik, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor paraqet PROPOZIM të harmonizuar para qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndonëse Maqedonia e Veriut është një vend demokratik, nisma është paraqitur për DEBAT PUBLIK para opinionit të gjerë, te banorët lokal, dhe te të gjithë digasteret e tjera përkatëse si Komunat, Ministira e Ekonomisë, Transportit, Bujqësis, etj, me qëllim të harmonizimit të kësaj nisme me sektorët e tjerë të vendit në pajtueshmëri me kornizën juridike./alsat
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...