Historiani dhe themeluesi i LDK’së, Jusuf Buxhovi, ka thënë se LDK’në nuk e ka themeluar ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Sipas Buxhovit, LDK’në e kanë themeluar 127 anëtarë dhe pa këtë iniciativë kjo parti nuk do të formohej.
“Rugova nuk e ka themeluar LDK’në. LDK’në e kanë themeluar 127 anëtarë që kanë marrë pjesë në mbledhjen e themelimit të partisë. Themelimi i LDK’së i takon 127 anëtarëve”, është shprehur Buxhovi në “Pressing”.
Tutje, Buxhovi ka thënë se Rugova mbetet personalitet historik në historinë e Kosovës.
“Rugova mbetet personalitet për dy fakte. Ka qenë president në vitin 1992, në zgjedhjet e para, zgjedhje të cilat kanë qenë referendum. Është përsëritur përsëri në vitin 1998”.
“Mbetet personalitet historik sepse është zgjedhur president 2001-2004”, shtoi Buxhovi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?