Adrian Berisha është emëruar Drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës.
Kjo u bë e ditur nga vetë Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, shkruan Indeksonline.
Bëjmë të ditur se Adrian Berisha deri më tani ishte asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Mbështetjen dhe besimin e Kryetarit Shpend Ahmeti të cilin e falënderoj shumë, do ta marr si obligim për t’i shërbyer qytetit tonë mbarë e me përgjegjësi të plotë”, tha ai.
Deri më tani në krye të drejtorisë së Kulturës në Prishtinë ishte Blerta Basholli.
Kurse Adrian Berisha ndryshe njihet edhe si DJ.
Postim i tij i plotë:
Te dashtun,
Duke shpresu se jeni mire ne kete periudhe kohore, kam kenaqesine qe te ju informoje se qe nga sot, do te barte pergjegjesine me te rendesishme ne jeten time publike, ate te Drejtorit per Kulture ne Komunen e Prishtines, qytetit tim te dashtun.
Mbeshtetjen dhe besimin e Kryetarit
Shpend A. Ahmeti
, te cilin e falenderoj shume, do ta marr si obligim per ti sherby qytetit tone mbare e me pergjegjesi te plote.
Drejtoren e deritanishme, njeren nder grate me te suksesshme te historise sone te re kosovare,
Blerta Basholli
, e falenderoj nga zemra per bashkepunimin e deritanishem dhe punen e mrekullueshme qe e ka bo si udheheqese e Drejtorise se Kultures.
Nderlidhja e kultures me arsimin permes klubeve e programeve te artit ne shkollat e Prishtines, do te jete njeri nga projektet primare qe do te synoje ta jetesojme sa me pare.
Por, normalisht do te punoj ne realizim te te gjitha projekteve qe kane qene te planifikuara tash e disa vite ne Drejtorine e Kultures, duke perfshi:
Manifesta;
Salla Koncertale Germia;
Galeria e Qytetit;
Qendra Multifunksionale me fokus ne Biblioteke ne Kodren e Trimave;
Muzeu Shtepi Shkolle Herticet;
Strehimorja e Artit;
Art ne hapesira publike;
Teatri ODA;
Hamami i Qytetit (Bashkefinancim me TIKA)
SAHAT KULLA
TUNELLI I KURRIZIT
Perkrahja e institucioneve vartese si:
Teatri i Qytetit Dodona, Arkivi Komunal,
Biblioteka e Qytetit e Qendra Kulturore Rinore;
Perkrahje te artisteve dhe kontribuesve ne fushen e kultures, realizim te aktiviteteve kulturore dhe bashkepunim te ngushte me Kino Armata dhe institucionet e pavaruna e organizatat jo qeveritare qe funksionojne ne qytetin tone.
Falenderim te vecante per te gjithe koleget ne Komunen e Prishtines per bashkepunimin e mire gjate ketyre tre (3) viteve si pjese e legjislativit dhe realizimit te projekteve te ndryshme ne qytetin tone.
Ashtu si pjese e legjislativit, do te vazhdoj te jem bashkepunues me te gjithe e transparent gjithmone ne realizimin e projekteve per te miren e qytetin tone.
Nese keni ndonje propozim, kritike, sygjerim apo ankese qe nderlidhet me Drejtorine e Kultures ne Komunen e Prishtines, ndjehuni te lire te me kontaktoni gjithmone.
Ju faleminderit nga zemra.
#prishtina
Ps. Agon Mehmeti, te faleminderit per fotografine
Te dashtun,
Duke shpresu se jeni mire ne kete periudhe kohore, kam kenaqesine qe te ju informoje se qe nga sot, do te…
Posted by Adrian Berisha on Wednesday, March 3, 2021
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...