Pasditen e sotme babai i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjaret e tjerë janë paraqitur në burgun e K’shenjës në Kumanovë për të vuajtur dënimin me burg efektiv për 6, përkatësisht 9 muaj.
Ata u paraqitën sot, brenda afatit ligjor pas vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës që mos tu shtyhet nisja e burgut efektiv. Babai dhe dy xhaxhallarët e Almirit 4 vjeçar, janë gjykuar për veprën penale dhunë, pas përleshjes me vëllezrit Iliç në qërshor të 2016, ku edhe gjeti vdekjen Almiri, pas shtypjes me makinë nga Boban Iliç.
Ky i fundit që dje është prapa grilave ne burgun e njëjtë, ku do vuaj dënimin prej 4 vjetësh për veprën fatkeqësi komunikacioni me pasojë vdekjeje.
Por, vëllai tij Bojan Iliç nuk është akuzuar për asnjë vepër edhe pse ishte i përfshirë në konflikt. Këto dhe kontradikta të tjera në këtë procedurë gjyqësore do të kontestohen edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburgut nga pala mbrojtëse e familjes Aliu./alsat
Një vit nga sulmi, Manastiri i Bajnskës mbyllet nga 23 deri ...
Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje në n...
Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS:...
Granit Xhaka e Leverkuseni nisin sot aventurën në Champions ...
Putin: Rusia po rrit prodhimin e dronëve
I jepet lamtumira e fundit ish-deputetit, Gert Bogdanit