I akuzuari i rastit të njohur si “Syri i Popullit” , Murat Jashari ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokatja mbrojtëse e tij, Fehmije Gashi-Bytyqi përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.
“Me pikëllim te thelle morra lajmin e trashtë se klienti im MURAT JAShARI ka vdekur ne Psikiatrine Forenzike ne Prishtine. Ndaj dhembjen me familjen Jashari nga Kumanova dhe jam tejet e piklluar qe i ndjeri Murat per 4 vite qendroi ne paraburgim pa pasur mundesi te ishte me familjen e tij dhe ta shifte edhe nje here Orizaren e tij qe e donte aq shume”, ka shkruar Bytyqi.
Ndryshe, të gjithë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, një vit më parë ishin shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale.
Aktgjykimi ndaj tyre ishte shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri.
Për Murat Jasharin, Gjykata pati vendosur 10 vjet trajtim të detyrueshëm psikiatrik.
Akuza ishte refuzuar për Sabit Berishën dhe Lirije Luzhën./arbresh.info/
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...
Trepça luan sonte sfidën e radhës në Fiba Europe Cup