Google ADS

Policia jep detaje për vjedhjen e një arke në një market në Prishtinë

19:30 | 3 Mars 2021
Arditë Shkodra

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për një vjedhje të ndodhur tek Albi Market në lagjen ‘Santea’.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë .

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para  janë ngritur dyshimet se  vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”.

Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura./arbresh.info/

Të ngjashme