Menaxheri i futbollistit Myrto Uzuni, Franci Bode ka folur për interesimin e madh të klubeve evropiane për sulmuesin shqiptar.
Forma fantastike po shfaq Uzuni në këtë sezon me fanellën e Ferencvaros nuk ka mbetur pa u vëzhguar.
Për sulmuesin e kombëtares shqiptare ka interes nga disa prej kampionateve më të mira evropiane dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë menaxheri i futbollistit Franci Bode në një intervistë për Infosportin.
“Klube nga Liga Premier dhe Bundesliga më kanë kontaktuar, duke shprehur interesim për Uzunin”.
“Në të kaluarën kemi pasur oferta edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që po zhvillohet”.
“Uzuni është i fokusuar vetëm te klubi i Ferencvaros”, ka thënë Bode.
Ndryshe, Uzuni ka shënuar rregullisht me Ferencvaros në javët e fundit duke udhëhequr skuadrën drejt fitimit të titullit kampion në Hungari.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve