Google ADS

SHBA, raport kritik për Shqipërinë/ Krimi i organizuar pastron para në Shqipëri dhe kontribuon në korrupsion

16:21 | 3 Mars 2021
Arbresh.info

Në raportin vjetor dërguar kongresit amerikan Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në parandalimin e pastrimit të parave që vinë nga korrupsioni dhe krimi organizuar.

Qeveria shqiptare nuk bëri progres të qenësishëm për të penguar pastrimin e parave dhe finacimet që vinë nga krimi gjatë 2020. Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe sektorit informal, përfshi paratë që hynë nga jashtë. Organizatat kriminale shqiptare operojnë në Europë dhe Amerikën Latine.

Shqipëria regjistroi progres thotë DASH në përdorimin e ligjit anti-mafia duke sekuestruar 40% të aseteve të një trafikanti droge cilësuar si Escobari Ballkanit përfshi një tjetër person dënuar në Turqi për trafik heroine. Departamenti Amerikan i Shtetit rekomandon.

Shqipëria duhet të zbatojë me efikasitet ligjet ekzistuese dhe zhvillojë kapacitetet bashkëpunuese mes policisë dhe prokurorëve me fokus korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimet ekonomike. Plotësimi me personel i Byrosë Kombëtare të Hetimit krahu hetues i SPAK pati vonesa por vijon. Reforma në Drejtësi që vijon dhe ngritja e disa ekipeve policore të specializuara për krime ekonomike e ka përmirësuar adresimin në luftën ndaj pastrimit të parave. Megjithatë këto përpjekje pengohen si pasojë e kapaciteteve dhe sfidave që kanë institucionet e drejtësisë dhe korrupsioni që mbyt shtetin ligjor.

Ndërsa në një tjetër raport për trafikun ndërkombëtar të drogës, DASH thotë se autoritetet shqiptare e kanë rritur luftën ndaj kultivimit të kanabisit dhe kjo ka bërë që trafikantët të riorganizojnë këtë aktivitet kriminal në vendet fqinje si Greqia apo Maqedonia e Veriut.

Këto organizata të trafikut të drogës janë duke e shtrirë prezencën e tyre dhe në rang global. Sasitë e kokainës kapur në Europën Perëndimore janë të lidhura me shtetas shqiptarë të cilët e trafikojnë drogën për tregjet europiane direkt nga Turqia apo vende të Amerikës latine përfshi Azinë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme