Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Marrja e ryshfetit nga neni 421, paragrafi 1 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit A.B., gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 187, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton arbresh.info.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse ekziston rreziku se po të gjendet i pandehuri në liri, i njëjti mund të ik apo arratiset për ti ikur përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës, poashtu i pandehuri nëse do të jetë në liri mund të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale duke ndikuar tek dëshmitarët aktual dhe ata të mundshëm të prokurorisë, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezikun se nëse i pandehuri do të gjendet në liri mund të përsëris veprat penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
I pandehuri A.B dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar ka përfituar vlera të mëdha të parave duke i dëmtuar përfituesit e subvencioneve të cilëve Republika e Kosovës ua ka siguruar me qëllim të zhvillimit të bujqësisë, me këtë dyshohet se ka kryer veprat penale Marrja e ryshfetit dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./arbresh.info/
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...