Google ADS

Për 24 orë policia dënon 622 qytetarë për mos respektim të masave anti Covid

10:15 | 3 Mars 2021
V. S.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 622 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në vazhdimësi janë duke marrë gjoba nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë se Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme