Manchester Unitedi ka kërkuar që Interi t’ia japë Lautaro Martinezin apo Milan Skriniarin si kompensim gjoja për një bonus që zikaltrit nuk ia kanë paguar në marrëveshjen për Romelu Lukakun, sipas mediave italiane.
Lukaku iu bashkua Interit për 74 milionë euro nga Manchester Unitedi në verën e vitit 2019.
Sipas gazetës italiane Il Corriere dello Sport, Interi nuk ia pagoi një bonus prej 5 milionë eurove Unitedit në marrëveshjen për transferimin e sulmuesit belg në Giuseppe Meazza.
E përditshmja italiane raporton se ujdia mes dy palëve kishte një klauzolë të caktuar që theksonte se Interi do të ishte borxhli i një shume të madhe parash, nëse dështon të paguajë një bonus.
Për këtë arsye, Manchester Unitedi i ka kërkuar Interit t’ia japë Martinezin apo Skriniarin si kompensim për shumën e papaguar.
Interi kishte telashe edhe ta paguante Real Madridin për blerjen e Achraf Hakimit, por palët ranë dakord që ta shtyjnë për 30 mars pjesën e parë të pagesës prej 10 milionë euro. /Gazeta Express/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...